Mediat italiane kanë zbardhur emrin e shqiptarit që u qëllua me armë zjarri në Itali.
Mësohet se ai quhet Zef Tuçi 26 vjeç. I riu shqiptar tentoi të grabisë një italian i cili ka dëgjuar zhurmën dhe ka qëlluar me çifte.
Tuçi ka marrë një plumb në gjoks dhe është transportuar në spitalin “San Matteo” të Pavias ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
a.ç