• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emri/ Terrorizonte banorët pasi qarkullonte me kallashnikov, arrestohet autori

by Java News
30/01/2023 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një person i cili lëvizte me armë zjarri kallashnikov në rrugicat e lagjes ku banonte, duke krijuar panik te banorët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së denoncimit për një shtetas që lëvizte i armatosur me armë zjarri, në lagjen ku banonte, duke krijuar panik te banorët, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Fqinji”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Kol Mëhillaj, banues në Milot, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugicën e lagjes ku banonte, teksa mbante me vete, një armë zjarri kallashnikov me krehër me 24 fishekë në të.

Shtetasi Kol Mëhillaj, sapo ka parë punonjësit e Policisë, e ka hedhur armën, me qëllim fshehjen e saj. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të armës së zjarrit kallashnikov dhe municionit luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme./m.j

Next Post
U tha se e ka ndarë nga e dashura, gazetarja e njohur sqaron të vërtetën e “lidhjes” së Oltës me Xhonin

U tha se e ka ndarë nga e dashura, gazetarja e njohur sqaron të vërtetën e “lidhjes” së Oltës me Xhonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com