• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRI/ Shqiptari me 2 emra arrestohet në Greqi pas 6 vitesh arrati

by Java News
29/07/2018 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin nga Greqia të 55-vjeçarit Anesti Paskos, i njohur ndryshe edhe me emrin Bedri Ibrahami. Ky i fundit është dënuar me 18 vjet burg për vrasjen në rrethana cilësuese të Gëzim Protoduarit dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në Poshnje, në vitin 2012. Vrasja ndodhi pas një konflikti që kishte lindur për një ngacmim. Sipas dosjes hetimore, djali i autorit, Klevis Paskos, më 24 maj 2012, është akuzuar nga nipi i viktimës se i ka ngacmuar motrën. Edhe pse Klevis Paskos nuk e ka pranuar një gjë të tillë, nipi i viktimës ka shkuar ta gjejë më pas në qendër të fshatit për t’u sqaruar.

Aty ata janë konfliktuar. Në darkë, po atë ditë, datë 24.03.2012, autori i vrasjes ka parë të birin, Klevis Paskos, të gjakosur në shtëpi dhe ka mësuar ngjarjen. Të nesërmen në mëngjes, Anesti Paskos së bashku me djalin shkuan te shtëpia e vëllait të viktimës për t’u pajtuar. Në datën 26.03.2012, rreth orës 16.30, nipi i viktimës po kthehej nga shkolla së bashku me një shok dhe në afërsi të godinës së Komunës së Poshnjes kanë hasur Anesti Paskosin, i cili i ka thirrur të afrohen.

Ai ka pasur pas vetes një dru dhe kjo ka bërë që të lindë një tjetër konflikt. Po atë ditë, rreth pasdites, B.I. dhe Anesti Paskos kanë qenë duke pirë kafe në një lokal në qendër të fshatit. Aty është afruar një automjet, në të cilin gjendeshin viktima, Gëzim Protoduari, si edhe E. Protoduari, S. Protoduari, M. Protoduari dhe M.K.

Aty ka nisur një konflikt fizik për të njëjtën çështje. Si rezultat i goditjes në gjoks me send të fortë e të mprehtë prerësshpues, shtetasi Gezim Protoduari ndërron jetë gjatë transportimit për në spital. Shtetasit S. Protoduari, E. Protoduari pësojnë goditje me send të fortë të mprehtë. Edhe B.I. dhe Anesti Paskos pësojnë dëmtime të parëndësishme për jetën me mjet të fortë jo të mprehtë.

Shtetasi M.K. është tërhequr nga konflikti. Klevis Paskos, sapo është afruar në vendngjarje, për t’i ardhur në ndihmë të atit dhe xhaxhait, i kanë dalë përpara M. Protoduari dhe M.K., të cilët e kanë kërcënuar për jetën dhe e kanë goditur. Ai ka rënë në tokë dhe nga frika është spostuar rreth 50 metra më larg. Nuk ka mundur të afrohet në vendin e ngjarjes, por ka parë konfliktin në distancë. Pasojat në këtë ngjarje kanë ardhur shumë shpejt, pothuajse në dy-tri minuta. Shtetasi Gezim Protoduari, si rezultat i goditjes në gjoks, ka rënë në tokë. I kanë ardhur në ndihmë i biri, S. Protoduari dhe vëllai, E. Protoduari. Në këtë moment, konflikti fizik është ndalur /PANORAMA/

ma.me

Next Post
Maqedonia e bindur, do kemi ngritje ekonomike pas emrit të ri

Remitancat vijojnë të jenë burim i rëndësishëm financimi për ekonominë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

November 12, 2026
Përse i shkulëm semaforët ?

Përse i shkulëm semaforët ?

November 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Nëntor 2026

November 12, 2026
Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

November 12, 2026
“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

November 12, 2026
Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

November 12, 2026
Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

November 12, 2026
Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

November 12, 2026
Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

November 12, 2026
Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In