Një automjet tip ‘Benz’ ka marrë flakë gjatë ecjes në Vlorë.
Mësohet se automjeti në pronësi të shtetasit me iniciale P.V., ka marrë flakë sio pasojë e një shkëndije elektrike, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Kuç – Qeparo, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. V., banues në Himarë.
Nga zjarri nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit./m.j











