• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emri/ Shkoi në Britani me gomone, i riu shqiptar arrestohet në ‘shtëpi bari’: Kam babain sëmurë, do të paguaja borxhet

by Java News
01/02/2023 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një adoleshent shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike, pasi u kap i fshehur brenda një ‘shtëpie bari’ në në Staffordshire të Veriut. Policia zbuloi 188 bimë kanabisi pasi u fut me forcë brenda një prone në High Street, në Talke. Gjykata e Stoke-on-Trent Crown mësoi se shqiptari Geraldo Meta kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar gjashtë muaj më parë dhe kishte qenë i pastrehë. Por dy ditë para arrestimit, Meta tha se i ishte ofruar një strehim në këmbim të punës për t’u paguar me 190 paund.

Tashmë 19-vjeçari do të vuaj dënimin me 9 muaj burg. Prokurori Andrew Wallace tha se policia u thirr në pronë më 20 dhjetor dhe i pandehuri u kap ‘mat’ teksa ishte shtrirë. “Policia u thirr për të raportuar një rast të një shtëpie bari. Pasi u futën me forcë brenda, ata gjetën të pandehurin të fshehur nën një jorgan. Brenda pronës kishte një numër mjaft të madh bimësh në faza të ndryshme të rritjes. Bimët u gjetën brenda garazhit. Në katin e sipërm u gjetën 68 bimë. Po ashtu dhe në papafingo, u konstatuan gjurmë të rritjes së bimëve narkotike.”, tha Wallace.

“Ato në garazh ishin në gjendje të prodhonin nga tre deri në një të tretën dhe 10 kilogramë kanabis. Një sasi e konsiderueshme me një vlerë nga 12,000 deri në 40,000 £, në varësi të sasive të shitura.” Meta, pa adresë fikse, u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B, ndërsa rezultonte i padënuar më parë.

Peter McCartney, tha se Meta ishte i ri dhe ‘shumë naiv’. “Ai u soll në Stoke-on-Trent me idenë se do të bënte një kopsht në atë pronë. 19-vjeçari mbërriti me gomone në Britaninë e Madhe, ndërsa u shpreh se babai i tij ishte i sëmurë dhe për këtë arsyeje kishte emigruar për të shlyer borxhet. Familja e tij nuk mund të paguante dhe ai kishte frikë se mos e rrihnin ose më keq, kështu që u largua. Në Shqipëri ai jetonte me motrën, mamin dhe babin, ndërsa ishte kamarier para se të largohej nga vendi i tij.”, pohoi McCartney.

/s.f

 

Next Post
Merr fund ‘Big Brotheri’ edhe në Elbasan, policia çmonton 37 kamera, nën hetim 10 persona

Merr fund 'Big Brotheri' edhe në Elbasan, policia çmonton 37 kamera, nën hetim 10 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In