Një 56-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka zënë poshtë një masiv dheu në fshatin Prekal.
Policia thotë se viktima Zef Përndreu punonte me ekskavator. Shkëputja e masivit të dheut e ka zënë poshtë bashkë me mjetin e rëndë dhe kjo ka rezultuar fatale për 56-vjeçarin nga Vau i Dejës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, ndërkohë që po kryheshin punime në një aks rrugor në fshatin Prekal, është shkëputur nga lartësia, një masiv dheu që ka zënë poshtë ekskavatorin me drejtues shtetasin Z. P., 56, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës. Si pasojë, 56-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.