Një tjetër prokuror nuk e ka kaluar shkallën e parë të vettingut. Kudusi Shahu është shkarkuar sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi është marrë sot nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ka qenë i pranishëm Gerrit Sprenger.
Seanca e fundit në KPK për prokurorin Shahu është bërë para 5 ditësh, ku u analizuan kriterës e figurës dhe profesionalizmit. Ndërkohë që në 2 nëntor u evidentuan mospërputhje e pasaktësi në deklarimin e pasurisë.
Ndaj prokurorit Kudisi Shahu janë depozituar gjashtë denoncime nga publiku. Në tre denoncime të vitit 2018 pretendohet për moskryerjen e veprimeve hetimore nga ana e subjektit.
/e.d