• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emri/ Romanca e ‘çmendur’ mes zyrtarit të Arsimit nga Kosova dhe 60 vjeçares nga Shqpëria që përfundoi në vjedhje e shantazh!

by Java News
18/04/2024 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtari i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prizrenit në Kosovë, Elbasan Shoshaj, është përfshirë në një konflikt me një 60-vjeçare shqiptare, emigrante në Itali.

Shoshaj po akuzohet se e ka shantazhuar 60-vjeçaren shqiptare me të cilën ka pasur lidhje dashurie.

Rrëfimi i saj zbulon raportin e tyre, që nisi si ‘dashuri e çmendur’ dhe përfundoi me dhunë, vjedhje e shantazh, shkruajnë mediet e Kosovës.

Gruaja që krijoi lidhje dashurie me Shoshajn ka deklaruar në një emision se është takuar tri herë me të, pasi kishin komunikuar përmes rrjeteve sociale për rreth 1 vjet.

Në takimet e tyre, ajo ka rrëfyer se i ndodhi ajo që nuk e priste, për këtë kishte kërkuar edhe ndihmën e Policisë në Shqipëri, por që nuk kishte arritur ta ndiqte penalisht pasi u kthye në Itali.

60-vjeçarja ka treguar se si e la burrin dhe më pas u martua me një të moshuar italian, por që pas një kohe u njoh me Shoshajn.

Ajo e akuzon atë se ia vodhi paratë kur u takuan, e madje ia ka shpërndarë të gjitha fotografitë që ia kishte dërguar, por edhe e ka filmuar nudo.

Takimi i parë mes tyre ishte zhvilluar në Shqipëri, ku kishin qëndruar bashkë në një hotel në Tiranë, por para se ajo të kthehej për në Itali, thotë se u përballë edhe me dhunë.

“Në gusht shkova në Shqipëri dhe thash ta takoj, ta njoh. Atje ndodhi gjithçka. Ky ishte i çmendur pas meje. Pas një viti e realizuam takimin e parë. Nuk e njihja si njeri. Qëndruam bashkë në hotel, në Tiranë.  Javën e fundit që do të ikja unë, më vodhi lekët, mi shkatërroi valixhet, mi preu rrobat, pantallonat e shkurtra. M’i mori të gjitha dhe iku në Prizren. Më pas erdhi prapë. Më nxiu, më dhunoi sepse donte të flinte në dhomë me mua. Ma mori telefonin, iku në Prizren. Më ka bërë foto lakuriq, në dush, jam duke u çmendur. Fotot e mija m’i mori dhe i shpërndau. Kjo ngjarje ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2023.”

Gruaja në fjalë e kishte denoncuar rastin në Policinë në Shqipëri, por ka deklaruar se nuk ka arritur që të merret me rastin pasi shkoi sërish në shtetin italian.

Megjithatë, ajo rrëfen se kishte vendosur që të shkonte pas një kohe në Prizren, ku ka thënë se qëndroi për disa ditë.

“E mora Policinë, por kisha një javë kohë që të kthehem. E lash dhe erdha në Itali. Por ai vazhdoi. Shkova më pas në Prizren dhe nejta 4-5 ditë, e mora telefonin dhe disa gjëra. I kisha 900 euro dhe m’i mori që t’i mbante ai. Shumë keq u soll me mua. Isha e dashuruar edhe unë…Tre herë jemi takuar. Më ka shkatërruar, filmuar në dhomë, nudo… dhe i ka shpërndarë kudo. Ai është një njëri i çmendur…”./m.j

 

Next Post
Kuvend/ Me 96 vota pro asnjë kundër, miratohet ligji për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë! Kalon dhe ‘Prefekti’

Kuvend/ Me 96 vota pro asnjë kundër, miratohet ligji për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë! Kalon dhe ‘Prefekti’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra

November 5, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

“Fondet të kalojnë pa vonesa”, INSTAT kërkon para shtesë për vitin 2027 për censin e bujqësisë

November 5, 2026
Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

November 5, 2026
‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

November 5, 2026
Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

November 5, 2026
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

November 5, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

November 5, 2026
Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

November 5, 2026
Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

November 5, 2026
Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In