EMRI/ Qëllohet me armë zjarri pronari i një fasonerie, përcillet me urgjencë tek Trauma

Fushe Kruje2

FUSHË KRUJË

Një person është plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje në Fushë-Krujë.

Gazetari Julian Shota raporton për “Balkanweb” se i plagosuri është shtetasi Arben Dedja, pronar i një fasonerie në qytet.

Dedja është paraqitur i plagosur tek Qendra Shëndetësore në Fushë Krujë e më pas është dërguar tek Trauma.

Mësohet se Dedja ka një plumb në këmbë. Ai u plagos pranë biznesit të tij. Akoma nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 01.05.2021, rreth orës 18:50, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore  shtetasi A. D., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com