Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme pranë një guroreje në Krujë.
Punëtori i një guroreje Lulzim Balla rreth 38 vjeç nga Fushë-Kruja është shtypur nga një kamion i tonazhit të rëndë në vendin e punës.
Sipas burimeve punëtori është ndjerë keq dhe është rrëzuar përpara kamionit që ka qenë duke lëvizur.
Dhe pse i aksidentuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Krujës si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën./m.j