POGRADEC-Një 46 vjeçar është arrestuar, pasi gjatë kontrollit në pikën e basteve që kishte në pronësi iu gjet e fshehur një armë zjarri e tipi pistoletë me 6 fishekë, pa leje. I arrestuari është Lavdi Çuli.
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të tij, baste dhe lloto sportive në lagjen nr 5 në Pogradec, iu gjet dhe sekuestrua arma e zjarrit pistoletë tip “Mauser” dhe 6 fishekë.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me forcat FLO bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme bazuar në nenin 278 të Kodit Penal.
a.ç