• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emri/ Plagosja e Pirolit, dëshmia e personit që e shoqëronte: E çova deri në hyrje të urës së Bahçallëkut. Doli nga makina, takoi dikë dhe…!

by Java News
04/01/2022 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia vendore e Shkodrës pas 15 orësh nga ngjarja ka arritur që të ketë prova të besueshme se plagosja e Vinçens Pirolit ka ndodhur në Shkodër. Pavarësisht indicieve të deritanishme ende forcat e policisë nuk kanë gjetur vendin e saktë se ku mund të jetë plagosur 34 vjeçari por nisur nga kamerat e sigurisë por edhe dëshmi të ndryshme, efektivët kanë ngritur prova të besueshme se plagosja ka ndodhur në Shkodër.

Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e personit që e transportoi Pirolin nga Shkodra drejt Lezhës. Ky person quhet Mark Nika dhe është një kushëri i 34-vjeçarit. Shtetasi Mark Nika ka deklaruar se së bashku me Pirolin janë nisur nga Lezha drejt Shkodrës pasi 34-vjeçari i kishte thënë se do të takonte një person.

“Jemi nisur nga Lezha për në Shkodër pasi Vinçensi më tha se do të takonte një person. Kemi mbërritur në Shkodër rreth orës 18:30. Në hyrje të urës së Bahçallëkut që është edhe hyrja e Shkodrës Vinçensi është ulur në tokë dhe është futur në një rrugë dytësore. Aty kishte edhe një xhami.

Unë e kam pritur në makinë. Papritur kur erdhi dikush e kishte plagosur. Unë nuk e di as se kush e ka plagosur dhe as arsyen sepse nuk më ka treguar.

Pastaj e kam dërguar ashtu të plagosur tek spitali i Lezhës sepse nuk donte ta çoja në Shkodër për shkak se kishte frikë se mund t’i ndodhte ndonjë gjë. E kam çuar në spitalin e Lezhës dhe e kam lënë aty. Nuk e kam idenë se kë ka takuar dhe se kush e ka plagosur”, mësohet të ketë thënë në dëshminë e tij për policinë shtetasi Mark Nika.

Po ashtu ky person pasi është indentifikuar ka ardhur deri në Shkodër i shoqëruar nga policia për t’i treguar fiks vendin se ku e ka lënë 34 vjeçarin Vinçens Piroli i cili mbeti i plagosur dhe që është pikërisht kjo rrugicë dytësore në lagjen Bahçallek të Shkodrës, buzë lumit Drin ku ndodhet edhe xhamia e Bahçallekut.

Tek kjo rrugicë nuk ka kamera sigurie por as në aksin kryesore ku ndodhet hyrja e kësaj rrugice gjë e cila e ka vështirësuar punën për policinë duke mos qenë të bindur për vendin e ngjarjes edhe pse efektivët deri më tani kanë prova të besueshme se ngjarja ka ndodhur në Shkodër. Vinçens Piroli është në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e shtetasit Momçillo Gjurishiq në Malin e Zi./m.j

Next Post
Ndryshon kalendari për shkak të Botërorit

Ndryshon kalendari për shkak të Botërorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In