• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emri/ Operacion i madh në Ekuador e Spanjë kundër mafies shqiptare të trafikut të kokainës. Kush është kreu i organizatës

by Java News
06/02/2024 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operacion i madh ndërkombëtar në Ekuador dhe Spanjë për goditjen e një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave. Pas 2 vite e gjysmë hetime, u arrit të goditej organizata e drejtuar nga shqiptari Dritan Gjika nga Shkodra, i lidhur me Ruben Cherres, shoku i kunatit të ish-presidentit të Ekuadorit, Guillermo Lasso.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë kryer 57 kontrolle në Ekuador dhe Spanjë në kuadër të operacioneve “Pampa” dhe “Gran Fenix 13”. Në Ekuador u ndërhy në Guayas, El Oro, Santa Elena, Cotopaxi, Pichincha dhe Azuay, ndërsa në Spanjë në Barcelona, Málaga, Marbella and Valencia. Në total janë arrestuar 30 persona, 12 prej të cilëve në Spanjë. Të arrestuarit janë ekuadorianë, spanjollë, argjentinas, kolumbianë dhe kinezë.

Ata dyshohen për 11 ngjarje ku në Ekuador dhe vende të ndryshme europiane janë sekuestruar 2.3 ton kokainë. Gjatë operacionit në Spanjë janë sekuestruar 450 mijë euro. Në total janë seluestruar edge 10 armë, 25 automjete dhe celularë sipas Prokurorisë së Ekuadorit. Autoritetet identifikuan modus operandi të kësaj organizate kriminale të dedikuar ndaj trafikut të drogës, me në krye Dritan Gjikën i cili hyri në Ekuador në nëntor 2009.

Dritan Gjika është hetuar prej vitesh nga Policia. Vazhdimi përfundoi në çështjen León de Troya, e cila përfshin Danilo Carrera, kunati i Presidentit Lasso, i cili dyshohet se menaxhonte poste publike, me bashkëpunimin e mikut të tij Rubén Cherres.

Most Computer Owners Don’t Know This. Do It Today!Outbyte Driver Updater

Incredible: New slimming product that the English are snapping upwell-being-review DietDrops

Sponsored Links

Sipas hetimeve, kjo organizatë kriminale porosiste kokainë nga laboratorët e prodhimit të kokainës në Kolumbi dhe koordinonte shitjen në Evropë. Droga mbërriti nga Kolumbia në Ekuador, ku kontaminoi kontejnerët e bananeve për t’u dërguar në Belgjikë, Holandë, Turqi dhe Shqipëri. Sipas hetimeve, kjo organizatë përdorte persona fizikë dhe juridikë për blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme dhe pastrimin e parave nga trafiku i drogës./m.j

034707df E135 4897 95a4 F118fed7b187

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In