• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emri/ Ngjarja e rëndë: Punëtori shqiptar bien nga çatia e shtëpisë, ndërron jetë

by Java News
12/03/2024 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një punëtor shqiptar ka ndërruar jetë, teksa po punonte së bashku me kolegët e tij, në një çati në Brescia.

Andi Rexhepi ishte vetëm 43 vjeç, me origjinë shqiptare, kishte rreth dhjetë muaj që punonte në Mo.Ca.M në Piancogno dhe ishte baba i një vajze 16-vjeçare.

Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm (e martë 12 mars) brenda fabrikës Ghirardi Marmi në Carpenedolo. Rexhepi po riparonte çatinë e magazinës së dëmtuar nga stuhia e breshërit të verës së kaluar dhe po vendoste disa panele termike kur, për shkaqe që do të hetohen, ra nga një lartësi rreth 7 metra.

Ishin kolegët e tij që ngritën alarmin pak para orës 8 të mëngjesit. Ambulanca lëvizi me shpejtësi, por fatkeqësisht nuk mund të bëhej asgjë më shumë për punëtorin. Dinamika dhe përgjegjësitë e mundshme do të sqarohen nga hetimet e karabinierëve dhe teknikëve të Garda Asst.

 

Dy incidente të tjera të ngjashme në qytet

 

Në Carpenedolo, dy incidente të tjera të ngjashme kanë ndodhur në pesë vitet e fundit. 13 gushtin e kaluar, 32-vjeçari Lamsalahi Abdelhak vdiq në spital pas 9 ditësh agonie: edhe ai kishte rënë nga çatia e një kompanie (La Nolli) ndërsa përpiqej të riparonte dëmet e shkaktuara nga stuhia e dhunshme e breshërit. Në të njëjtën kompani, vetëm katër vite më parë (28 gusht 2019) një aksident i ngjashëm i kushtoi jetën pronarit të atëhershëm, Dario Nolli, i cili u rrëzua përtokë kur po kontrollonte dëmet e shkaktuara nga moti i keq në çati.

Andi Rexhepi është viktima e pestë në zonën e Brescias që nga fillimi i vitit 2024, e gjashta duke marrë parasysh vdekjet në itiner (d.m.th. ata që lëvizin ose kthehen nga puna). Shifrës tashmë dramatike i duhet shtuar edhe 4 punëtorët me origjinë afrikane, por banorë të provincës së Brescias, që humbën jetën nga shembja e kantierit Esselunga në Firence./m.j

Next Post
“Super është”/ Rama inspekton Urën e Re të Kukësit: Një vepër e madhe publike me detaje inxhinierike

“Super është”/ Rama inspekton Urën e Re të Kukësit: Një vepër e madhe publike me detaje inxhinierike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In