Britani është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një infermiere është shpallur fajtore për vrasjen e shtatë foshnjave në spitalin Countess of Chester.
Vendimi i sotëm i gjykatës e bën atë vrasësen më të madhe të foshnjave në historinë e Britanisë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, Letby vrau foshnjat përmes një injektimi gjatë periudhës qershor 2015-2016, ndërsa punonte në spital.
Letby u shpall gjithashtu fajtore për tentativën për të vrarë gjashtë foshnja të tjera në njësinë neonatale të spitalit, duke përdorur metoda të tilla si injektimi i qëllimshëm i ajrit, ushqyerja e tepërt dhe helmimi me insulinë. Aktakuza kishte gjithsej 22 pika.
Vendimi u mor pasi trupi gjykues diskutoi për më shumë se 110 orë. Gjatë gjyqit, i cili zgjati më shumë se 10 muaj, Letby tregoi emocione të ndryshme./m.j