Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksamil, ku një 19-vjeçar dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një resorti për pushime.
Uniformat blu bëjnë me dije se i riu është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, Stacioni i Policisë Livadhja është njoftuar se ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin e Sarandës, shtetasi A. H., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një resorti për pushime, në Ksamil.
19-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr asistencë të specializuar mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.