• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emri i Maqedonisë, Cipras në fund të marsit viziton Shkupin

by Java News
05/03/2018 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas do të vijë në Shkup në gjysmën e dytë të muajit, ndërsa me vete do të sjellë edhe projekt-versionin grek për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar. Këtë e konfirmoi kryeministri, Zoran Zaev pas çka sipas tij do të ketë raund të ri të negociatave me ndërmjetësuesin e OKB-së.

“Vijon raund i ri i negociatave, që do të mbahet në fund të marsit ose fillim të prillit, nën udhëheqjen e ndërmjetësuesit, Metju Nimic. Deri atëherë ashtu siç dini pritet takim bilateral midis dy ministrave ngjashëm me takimin që ndodhi në Selanik. Për këtë takim, kemi paralajmërim se do të aterojë Kocijas javën e tretë ose të katërt të marsit, ku me ardhjen e tij në aeroportin e Shkupit do të mund të bëhen përpjekje të afrohen qëndrimet, të këmbejnë informata, të ndajnë pritje ose ngjashëm. Pas kësaj me gjasë do të ketë takime të reja liderësh ose takime të informimit të ndërsjellë dhe krijimit të strategjive” – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Ish kryeministri Lubço Georgievski kërkoi nga VMRO DPMNE-ja që të mbështesin Qeverinë në bisedimet për zgjidhjen e kontestit, pasi sipas tij, nëse çështja nuk zgjidhet tani, e njëjta një ditë do t’i mbetet VMRO DPMNE-së për zgjidhje. Nga ana tjetër, Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos edhe një herë betonon kërkesën për ndryshim të Kushtetutës. Këtë herë Pavlopulos pretendon se kryeministri Zaev do të shkaktonte rrezik po të nënshkruante marrëveshje në kundërshtim me Kushtetutën.

“Fillimisht ta ndryshojnë Kushtetutën, pastaj, kur të arrijmë në çfarëdo marrëveshjeje, në këtë marrëveshje do të ketë emër i cili nuk do të rrezatojë irredentizëm. Dhe kur themi irredentizëm mendojmë në tre gjëra: nuk mundet në asnjë rast ky emër të nënkuptojë ndryshim të kufijve. E dyta, nuk mundet ky emër të orientojë në përkatësinë etnike jashtë kufijve të IRJM-së. Dhe e treta, nuk mundet ky emër të udhëzojë në gjuhë jashtë kufijve, që do të shkaktonte të drejta të minoriteteve edhe në këtë sferë. Këto tre gjëra janë fakt – u shpreh Prokopis Pavlopulos, President i Greqisë.

Zv/ministri i mbrojtjes, Fotis Kuvelis tha se çështja duhet rrumbullakuar me një marrëveshje ndërkombëtare, me të cilën do të përfshiheshin edhe ndryshimet kushtetuese.

“Çka themi sot? Gjithsesi irredentizmi duhet të mbetet larg, duhet përcaktues i një emri që nuk do të krijonte konfuzione dhe çfarëdo çështjesh të tjera dhe gjithsesi është e nevojshme një marrëveshje ndërkombëtare që çon drejtë ndryshimit të cilave do ndryshime kushtetuese, të cilat e potencojnë irredentizmin nga ana e IRJM-së” – deklaroi Fotis Kuvelis, Zv/ministër i Mbrojtjes së Greqisë.

Në Greqi janë paralajmëruar protesta të reja, në rast se arrihet marrëveshje për emrin dhe nëse e njëjta nuk do të kalonte në referendum. , njofton Alsat M.

ma.me

Next Post
FOTO/ Emma Watson bën tatuazh kundër ngacmimeve seksuale

FOTO/ Emma Watson bën tatuazh kundër ngacmimeve seksuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Marrëveshja SHBA-Rusi, Zelenksy frikësohet nga paketa 12 trilon dollarësh

February 8, 2026
Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

February 8, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

February 8, 2026
Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

February 8, 2026
Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

February 8, 2026
BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

February 8, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Gjykata Kushtetuese si parkim

February 8, 2026
Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

February 8, 2026
Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

February 8, 2026
Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In