• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRI/ Kush është snajperisti nga Shkodra që do ekzekutonte Kurtin, lidhja e tij me politikën, krimin e Malin e Zi

by Java News
19/09/2022 22:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prek Kodra është personi që ‘preku’ opinionin publik në Kosovë sot, pas raportimeve tashmë të konfirmuara për një plan për vrasjen e kryeministrit Albin Kurti, deputetit Xhavit Haliti dhe një komandanti me emrin Ismet Haxha. Por, kush është Preku që planifikohej të vriste kryeministrin Albin Kurti?

Sipas dokumentit, roli i Prek Kodrës në serinë e atentateve që kishin për qëllim destabilizimin politik të Kosovës, ishte ai i atentatorit/vrasësit. Policia shqiptare e përshkruante Prekun (që në disa dokumente quhet Prekë) si person që dinte se si të përdorte edhe armën e zjarrit snajper.

Paraprakisht mësohej që planifikohej të vritej Ismet Haxha, dhe më pas Xhavit Haliti. Një muaj pas vrasjes së deputetit të PDK-së, do të vritej edhe Albin Kurti për t’u dukur si akt hakmarrjeje.

Nacionales i kanë ardhë shumë informacione për personin që thuhej se duhej të realizonte planin në fjalë me armë në dorë. Shumë prej këtyre informacioneve janë të paverifikuara.

Një informacion i verifikuar megjithatë për z. Prek Kodra, është se ai ishte arrestuar në verën e vitit 2011 pasi kishte penguar mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Shalë të Shkodrës. Ai raportohej se ishte simpatizant i njërës prej dy partive të mëdha të Shqipërisë (Partia Socialiste-Partia Demokrate).

46 vjeçari del se është nga fshati Shtoj i Ri në Shkodër. Ai ishte dyshuar edhe për lidhje të forta me mafian e Malit të Zi, me nipin e tij që pretendohet të jetë zënë me substanca narkotike dhe të ketë pasur probleme ligjore me këtë vend.

“Ka lidhje të forta me malazez. Këta (grupi i Kodrës) bëjnë krime dhe i mblulojnë se kanë lidhje me shtetin.” – i tha një burim që donte të mbetej anonim për shkaqe sigurie.

Nipi i z. Kodra raportohet të jetë Pëllumb Guri, i cili madje edhe kishte shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë malazez kur ishte penguar në aktivitetet e tij që kishin të bënin me transportimin e 88 kilogramëve lëndë narkotike kanabis sativa.

Policia e Shtetit shqiptar kishte qenë në banesën e z. Kodra, ku kishin gjetur një numër të madh armësh por jo edhe personin në fjalë. Ai i kishte dy fëmijë të mitur në momentin e bastisjes nga forcat e rendit.

Kujtojmë se Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar se kryeministri Kurti ishte në dijeni për këtë informacion.

“Rasti nuk është bërë publik që të mos përhapet panik,” – tha ZKM-ja./Nacionale

Next Post
Luftën e fitoi ai që e humbi

Frrok Çupi: Iranianët nuk sulmojnë kot, kanë një bazë këtu, grupimin anti-amerikan. Do krijojnë konflikt civil në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

February 1, 2026
Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

February 1, 2026
Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest me burg”

Seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë, Veliaj përballë Dumanit e Dados në GJKKO

February 1, 2026
“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

February 1, 2026
Edhe Gjukanoviç përmendet në dosjet e Epstein, por nuk ka folur…

Edhe Gjukanoviç përmendet në dosjet e Epstein, por nuk ka folur…

February 1, 2026
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

February 1, 2026
Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, reagon i biri: Homazhet tek “Art Turbina”

Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, reagon i biri: Homazhet tek “Art Turbina”

February 1, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

February 1, 2026
“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In