• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emri/ Kreu dy vrasjet e bujshme në 1997, rihapet gjykimi për ish-policin e deportuar nga SHBA

by Java News
24/09/2022 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pa kaluar shumë kohë nga vendimi i SHBA-së për të ekstraduar në Shqipëri ish-policin Tomor Çela, i akuzuar për një vrasje të dyfishtë, gjykata e kryeqytetit ka vendosur ta rikthejë çështjen për rigjykim.

Rihapja e shqyrtimit gjyqësor do të thotë se provat ndaj ish-policit do të rishikohen nga fillimi për një krim që ka ndodhur gjatë 1997 dhe që prej atëherë për dekadat në vazhdim ai ja doli mbanë të qëndronte i fshehur, informon Top Channel.

Ish-polici Tomor Çela ju dorëzua Shqipërisë gjatë verës për të vuajtur dënimin e formës së prerë, pres 23 vitesh, për vrasjen me dashje të Elton Danit dhe Ledian Hoxhës. Por gjykata e kryeqytetit përmes këtij vendimi, që Top Channel disponon, e ka kthyer edhe njëherë në pikën zero procesin, duke gjykuar se 56-vjeçari nuk ka patur dijeni për procesin që po mbahej.

Në 10 shkurt 2014 Çela firmosi një shkresë nga Pensilvaia, duke caktuar njerëzit që do t’i mbronin interesat. Ai ia kaloi kompetencat vjehrrës argumenton gjykata.

Por, për gjyqësorin në Shqipëri shkresa e firmosur tek një noter amerikan nuk ishte e qartë sepse aty nuk përmendet mbrojtja me avokat. Ai është rigjykuar edhe një herë tjetër. Në seancën e parë të rigjykimit ishin të pranishëm  familjarët e viktimave dhe përballë tyre i akuzuari për vrasjen e të rinjve.

Tomor Çela ishte polic në kryeqytet dhe pesë muaj pasi e larguan nga detyra me një armë kallashnikov, që ishte e shërbimit dhe që nuk kishte dorëzuar, ai kreu krimin në debat e sipër. Dëshmitarët kanë thënë në proces se grindja kishte nisur tre ditë para krimit për dy mijë lekë të reja, që duhet të paguheshin për një derë automjeti të dëmtuar./m.j

Next Post
Standardet e dyfishta të Berishës: Kur ishte kryeministër kërkonte ndërtimin e HEC Skavica. Sillte përmbytjen e dyfishit të fshatrave

Standardet e dyfishta të Berishës: Kur ishte kryeministër kërkonte ndërtimin e HEC Skavica. Sillte përmbytjen e dyfishit të fshatrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In