Shkarkohet nga detyra prokurori i Vlorës, Erion Çelaj. Ky vendim është marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Procesi i vetingut për prokurorin Çelaj u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda Çiftjen dhe anëtare Brunilda Bekteshin.
Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pransishme Elka Ermenkova. Sipas KPK prokurori nuk justifikonte një apartament në Selitë, sipas të cilit i ishte dhuruar nga vjehrri.
/b.h