Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”.
Mësohet se i plagosur me thikë ka mbetur shtetasi Albert Ali Berati, i cili ka dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital. Autori është identifikuar si shtetasi Fadil Sinani, banues po në lagjen “5 Maji” dhe në kohë rekord është prangosur nga policia.
Ndërkohë është sekuestruar një mjet i mprehtë i llojit thikë.
/e.d