• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRI/ Kërkohet ekstradimi nga SHBA i 36-vjeçarit nga Patosi, tentoi të vriste prindërit e ish-gruas

by Java News
19/04/2018 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Tentoi të vriste prindërit e ish-gruas, organi i akuzës kërkon ekstradimin e tij autorit të dyshuar nga SHBA për t’u gjykuar në Shqipëri për krimin e kryer. Prokuroria e Fierit ka kërkuar ekstradimin nga SHBA drejt Shqipërisë të të pandehurit Lulëzim Sinaj 36 vjeç nga Patosi, i akuzuar për veprat penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake”, pasi ky i fundit arriti të largohej në vendin përtej Atlantikut, pas krimit që kreu në qytetin e Ballshit mbrëmjen e 12 marsit të vitit të kaluar. Nga hetimet një vjeçare të Prokurorisë për Krime të Rënda e më pas Prokurorisë së Fierit, është arritur të konkludohet se Lulëzim Sinaj qëlloi për të vrarë prindërit e ish-bashkëshortes, Ludmidha dhe Edmond Xhaferraj, duke i qëlluar disa herë me pistoletë.

SI NDODHI NGJARJA
Më datë 12 mars 2017, rreth orës 20:00, në lagjen “28 nëntori” të qytetit të Ballshit, Lulëzim Sinaj, akuzohet se ka trokitur në derën e ish-vjehrrit të tij. nga deklarimet e të dëmtuarve është mësuar se kur Edmond Xhaferraj kishte hapur derën, ishte përballur me një person veshur me të zeza, me fytyrë të mbuluar, i cili mbante në dorë një armë të mbuluar me qeskë, të cilës i shihej vetëm tyta. Ai i kishte thënë të dëmtuarit të të futej brenda dhe të ulej. Sipas deklaruesve, personi që mbante pistoletën në dorë kishte sytë dhe zërin e Lulëzim Sinajt, ish-bashkëshortit të vajzës së tyre. Të plagosurit kanë deklaruar para hetuesve se personi i armatosur që kishte hyrë në banesën e tyre kishte hequr për një moment kapuçin e më pas e kishte rivënë duke u thënë se do t’i vriste të gjithë. Më pas, Ludmidha i është afruar agresorit dhe ka tentuar ta nxjerrë nga banesa. Sinaj kishte bërë disa hapa prapa dhe kur ndodheshin në shkallët e pallatit, Edmond Xhaferaj i ka thënë Lulëzimit se çfarë kishte ndërmend të bënte, ta realizonte mbi të. Në këtë moment ai ka tërhequr këmbëzën por nuk i ka shkrepur. Më pas ai ka shtënë dy herë të tjera ndaj Ludmidhës dhe tre herë ndaj Edmondit duke i plagosur të dy rëndë. Pas kësaj, autori ka ikur me shpejtësi duke humbur çdo gjurmë. Ka qene nje banor i qytetit të Ballshit ai qe ka dorëzuar në polici pistoletën me silenciator, një dorezë plastike, dy çorape të zeza, dy papuçe ngjyrë blu, një leckë e disa qese që janë gjetur nga një fëmijë në një degë peme poshtë pallatit. Lulëzim Sinaj ishte martuar në Boston të SHBA-së me vajzën e tyre, Negisa Xheferajn. Por, pas mosmarrëveshjeve mes tyre, ata janë ndarë para dy vitesh. Vajza e të dëmtuarve e kishte denoncuar Lulëzimin për keqtrajtim dhe ndaj tij kishte nisur një proces në SHBA. Ndërkohë, sipas deklaruesve, i akuzuari Lulëzim Sinaj ishte lidhur me një vajzë nga Memaliaj.

Nga hetimet ka rezultuar se Lulëzim Sinaj kishte mbërritur në Shqipëri më datë 7 Mars, ka kryer krimin e tij pesë ditë më vonë dhe është rikthyer sërish drejt Amerikës, ku më pas është arrestuar dhe po vuan dënimin për dhunën e ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij. Për udhëtimin e Lulëzimit drejt Shqipërisë ka qenë në dijeni edhe ish-bashkëshortja, Negisa, e cila i ka porositur prindërit që të mos e prisnin në shtëpi. Por, pavarësisht kësaj, Lulëzimi ka realizuar planin e tij të hakmarrjes, që fatmirësisht nuk mori dot jetën e dy prindërve të ish-bashkëshortes së tij. Pritet që pas ekstradimit në Shqipëri, ai të gjykohet për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë që parashikon dënimin e jo më pak se 20 viteve heqje lirie ose burgim të përjetshëm. BW

ma.me

Next Post
Rrjeti i bossit të fundit të mafies Messina Denaro, arrestohen kunetërit e “kumbarit”

Rrjeti i bossit të fundit të mafies Messina Denaro, arrestohen kunetërit e “kumbarit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Kanadaja “nuk dorëzohet”, barazon Bosnje Hercegovinë në minutat e fundit

Botërori 2026/ Kanadaja “nuk dorëzohet”, barazon Bosnje Hercegovinë në minutat e fundit

June 12, 2026
Botërori, Amerika (dhe Ezmeri Blu)

Botërori, Amerika (dhe Ezmeri Blu)

June 12, 2026
Pse Amerika i hoqi ndalimin e udhëtimit Berishës në kulmin e protestave që mbështeten nga BE?

Pse Amerika i hoqi ndalimin e udhëtimit Berishës në kulmin e protestave që mbështeten nga BE?

June 12, 2026
Nurellari dhe Meçe debatojnë për autobusët nga Greqia për protestat, analisti: Kam raportin e shërbimit sekret të BE…

Nurellari dhe Meçe debatojnë për autobusët nga Greqia për protestat, analisti: Kam raportin e shërbimit sekret të BE…

June 12, 2026
Mesazhi politik i “antimitingut” të socialistëve

Mesazhi politik i “antimitingut” të socialistëve

June 12, 2026
Meçe: Protesta për Zvërnecin me dy dimensione, pas saj qëndrojnë edhe grupe interesi politike

Meçe: Protesta për Zvërnecin me dy dimensione, pas saj qëndrojnë edhe grupe interesi politike

June 12, 2026
VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

June 12, 2026
BE zhbllokon negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, hapet grupkapitulli i parë i anëtarësimit

BE zhbllokon negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, hapet grupkapitulli i parë i anëtarësimit

June 12, 2026
Trump lë të hapur rolin e Evropës: Mund të jenë shumë të dobishëm në të ardhmen, por jo tani!

Trump lë të hapur rolin e Evropës: Mund të jenë shumë të dobishëm në të ardhmen, por jo tani!

June 12, 2026
Botërori 2026 thyen çdo rekord, ceremonia hapëse lë pas edhe finalen e Super Bowl

Botërori 2026 thyen çdo rekord, ceremonia hapëse lë pas edhe finalen e Super Bowl

June 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In