Një person i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Burrelit.
Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë arrestuar 44-vjeçarin Afrim Brahimi, i cili ishte dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”
“Ky shtetas është shpallur në kërkim me datë 14.11.2016, për llogari të Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P.Dibër, dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.
a.ç