EMRI/ Ja kush është pronari i makinës që u hodh në erë me eksploziv në Vlorë! Policia nxjerr njoftimin zyrtar

Mbrëmjen e sotme u shpërthye me eksploziv në Vlorë automjeti në pronësi të Benard Sinomatajt, raporton “Panorama.al”.

Automjeti me targa AA 151 HJ ishte i parkuar poshtë pallatit, pranë spitalit të Vlorës në lagjen “Hajro Cakerri”. Policia bën me dije se pronari i mjetit prej kohësh jeton jashtë vendit, çka e hedh poshtë pistën e një atentati të mundshëm.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2022, rreth orës 18:30, në lagjen “Hajro Cakërri”, Vlorë, dyshohet se në pjesën e përparme të një automjeti tip” Volkswagen Pasat” , në pronësi të shtetasit B.S., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndodhet jashtë shtetit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com