Lekë Vuksani dyshohet se është autori i vrasjes së Petrit Vuksanit mesditën e sotme në Shkodër.
Autori i dyshuar i ngjarjes mësohet se është kushëriri i 51-vjeçarit.
Paraprakisht dyshohet se autor i ngjarjes së rëndë ka hyrë në banesën e viktimës në momentin që ai ka qenë i vetëm.
Pasi e ka qëlluar disa herë me armë zjarri, është larguar në drejtim të paditur.
Në të gjithë zonën përreth janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e tij.
/s.f