Mediat britanike kanë raportuar për arrestimin e një tjetër të riu shqiptar i cili punonte në një “fabrikë” kanabisi.
Mësohet se në pranga ka rënë shqiptari Klajdi Vraja, 20 vjeç. Ai u kap në njësinë industriale në Lupton Road, Thame, më 7 tetor kur policia bastisi ambientet pas informacioneve se aty ndodhej një shtëpi bari.
Para Gjykatës së Oksfordit të premten në mëngjes, Vraja, u akuzua si autori i prodhimit të një droge të klasit B.
Me kokën varur, Vraja, i veshur me tuta gri, foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij dhe nuk i ka pranuar akuzat.
Gjyqtarja Maria Lamb e la atë në paraburgim. Seanca e radhës ndaj tij u caktua në dhjetor, kur pritet të jepet dënimi ndaj tij.
/e.d