• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Ç’më bëre? O Zot”/ Po festonte lindjen e djalit, fqinji qëllon për vdekje 41-vjeçarin

by
05/11/2022 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 41-vjeçar ka humbur  jetën pasi u qëlluar me shigjetë nga një fqinj i tij tij, teksa po festonte për ardhjen në jetë të të birit.

Javier Alfredo Miranda Romero, 41 vjeç, ishte me një grup shokësh jashtë banesës, kur 63 vjeçari Evaristo Scalco, i zemëruar nga zhurma që viktima po bënte, mori një hark dhe shigjetë me majë çeliku që përdoret për të vrarë derra të egër dhe e qëlloi në bark.

Pamjet shkuese tregojnë momentin kur Javier shtrëngon shigjetën e ngulur në barkjun e tij, ndërsa Scalco qëndron gjysmë i zhveshur në dritaren e banesës së tij duke mbnajtur harkun në dorë, pa e ditur se 41-vjeçari ishte në gjendje të rëndë.

Dëshmitarët thanë se Scalco kishte fyerje raciste ndaj Javier, të lindur në Peru, përpara se të kapte harkun dhe shigjetën dhe ta qëllonte.

Javier dhe miqtë e tij kishin qenë në një bar aty pranë duke parë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Napolit përpara se të niseshin për në shtëpi pas disa pijeve.

Në një pamje tronditëse, Javier mund të shihet në lot dhe duke folur në telefonin e tij, teksa mban shigjetën dhe pëshpërit: “Çfarë më ke bërë mua? O Zot”

Scalco mund të dëgjohet duke bërtitur: ‘A të duhet një dorë?’ Më pas del një fqinj dhe pyet: ‘Çfarë ka ndodhur?’ dhe Javier përgjigjet: ‘Ai më qëlloi me një shigjetë.’

Pasi kupton situatën, Scalco vrapon poshtë dhe në video të tjera shihet duke u përpjekur të ndalojë rrjedhën e gjakut ndërsa policia përpiqet të mbajë një turmë miqsh të zemëruar të Javier-it.

Disa sekonda më parë ata ishin përpjekur t’i hiqnin shigjetën nga trupi i tij, ndoshta duke e përkeqësuar plagën.

Ai u dërgua në një spital lokal, por mëlçia e tij ishte shpuar.

Pavarësisht përpjekjes për t’i gjetur një donator të mundshëm, nuk mund të bëhej asgjë dhe ai vdiq nga plagët e marra.

Në faqen e tij në Facebook, Javier kishte postuar një foto të skanerit të foshnjës së tij të palindur në korrik dhe kishte shkruar: “Dhe shumë shpejt do të jesh me ne, të presim me shumë padurim Gustavo Giuseppe im i vogël. Ti do të jesh bekimi ynë, gëzimi i mamasë dhe babit.’

Scalco i tha policisë se sapo ishte kthyer nga një punë në Maltë dhe ishte i lodhur dhe thjesht donte të flinte, por zhurma nuk e lejonte.

Ai shtoi: “Dola jashtë dhe pashë një grup njerëzish, u bërtita atyre, por ata më injoruan, kapa harkun dhe qëllova, por nuk kisha ndërmend të vrisja askënd”.

Oficerët thanë se rreth 60 shigjeta dhe tre harqe ishin sekuestruar dhe një hetim ishte hapur nga prokurori lokal Nicola Piacente.

Një zyrtar nga konsullata peruane tha se Javier kishte jetuar në Itali për 26 vjet dhe stafi ishte në kontakt me familjen e tij.

Scalco po mbahej në paraburgim në një burg lokal mbrëmë me dyshimin për vrasje dhe racizëm të rënduar.

/e.d

Next Post
Sunak i drejtohet britanikëve: Shteti nuk mund t’i zgjidhë të gjitha problemet tuaja!

Sunak i drejtohet britanikëve: Shteti nuk mund t’i zgjidhë të gjitha problemet tuaja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com