Ministri i jashtëm në detyrë Ditmir Bushati ka përshëndetur miratimin ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Maqedonisë duke u quajtur zyrtarisht Republika e Maqedonisë së Veriut. Përmes një postimi në Twitter, Bushati thotë se me votimin përfundimtar të marrëveshjes së Prespës, vendit i hapet rruga drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Sipas Bushatit, Kontributi i partive politike shqiptare në Maqedoni edhe njëherë u dëshmua si faktor vendimtar.
“Vota finale e marrëveshjes se Prespës ne Parlamentin e Maqedonise është demostrim i qartë i aftësisë politike për të zhbllokuar rrugën drejt NATO-s dhe BE. Kontributi i faktorit politik shqiptar provoi sërish që është faktor vendimtar. Urime!”- shkruan Bushati.
/a.meta