Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga efektivët e “Shqiponja” pasditen e ditës së djeshme në Shkodër.
Sipas burimeve nga dëshmitarë okularë që raportuan për ngjarjen, personi është arrestuar në lagjen “3 Heronjtë” të qytetit të Shkodrës.
Ndërkohë, burime policore, bëjnë me dije se personi i prangosur është identifikuar me emrin Nikolin Shkambi, 31 vjeç, i cili njihet edhe me emrin Fredi.
Rezulton se ky person është i dënuar me 5 vite burgim nga gjykata e Shkodrës për vjedhje në bashkëpunim dhe ishte person i shpallur në kërkim.