Policia e Tiranës ka arrestuar sot (20 nëntor), 41-vjeçarin Miklovan Arapi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi është dënuar me 6 vite burg.
Gjykata e Apelit të Romës e ka dënuar me 6 vite burg për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja e rëndë” dhe “Kanosja”.
Miklovan Arapi është edhe inspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT).










