Një vajzë dy-vjeçare nga Shqipëria ka humbur ditën e sotme në qytetin e Pireut në Greqi.
Sipas medias helene ‘’Kathimerini’’, vogëlushja quhet Athina Hazizi, humbi gjurmët në lagjen ‘’Paleo Faliro’’.
Menjëherë autoritetet greke kanë vënë në dijeni doganën shqiptare, maqedonase dhe bullgare.
Ende nuk ka dyshime nëse vajza ka humbur rastësisht apo është rrëmbyer. Ndërkohë, nuk ka as informacione nëse fëmija mund të ketë kaluar ose jo kufirin grek.
Nga ana tjetër, u bëhet apel çdo personi të japë informacione nëse sheh apo ka dijeni për vendodhjen e Athina Hazizit.