Arrestohet agresori që goditi kandidatin e PS për Bashkinë së Kolonjës. Mësohet se Policia ka arrestuar simpatizantin e koalicionit Berisha-Meta, Esmeraldo Kacolli, i cili goditi kandidatin socialist për këtë bashki.
Ndërsa procedohet në gjendje të lirë Xhemal Kalo, i cili akuzohet për pengim i qarkullimit të mjeteve. Xhemal Kalo ka qenë me Esmeraldo Kacolli kur kanë ndaluar makinën e Erion Isait dhe Kacolli e goditi me grusht në fytyrë.
/s.f