Gjykata e Kukësit ka liruar një nga katër protestuesit e “Rrugës së Kombit”.
Mesohet se Xhevahir Gashi është protestuesi i liruar sot.
Ndërkohë vijon masa e sigurisë për dy personat e tjerë 39-vjeçarin Elton Cengu dhe Vasil Laçi, 31 vjeç.
Ndërsa 35-vjeçari, Florin Onuzi, është liruar pak javë më parë për arsye shëndetësore.
a.ç