• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emri/ GJKKO dënon me dy vite burg oficerin e policisë gjyqësore për korrupsion. Mori 2 mijë euro…!

by Java News
07/11/2023 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

GJKKO ka dënuar me dy vite burg oficerin e policisë gjyqësore Sokol Canameti.

Ky i fundit akuzohet për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Po ashtu atij i është hequr e drejta  për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.

Ndërkohë babë e bir Flatin dhe Erjon Kuzari janë dënuar me 1 vit e 4 muaj shërbim prove.

Ngjarja: 

Erjon Kuzari, akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë”, ndërsa Flatin Kuzari, akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë” kryer në bashkëpunim.

Nga tërësia e hetimeve të kryera në kuadër të këtij procedimi dhe provat e grumbulluara provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, më datë 10.10.2022 të pandehurit Flatin Kuzari dhe Erjon Kuzari, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhënë shumën prej 235.000 (dyqind e tridhjetë e pesë mijë) lekë oficerit të policisë gjyqësore Sokol Canameti, në këmbim të lënies së lirë, të shtetasit Erjon Kuzari i cili ishte kapur nga autoritetet e policisë në posedimin e një sasie lënde narkotike të dyshuar si kokainë një ditë më parë, pra në datë 09.10.2022.

Oficeri i policisë gjyqësore Sokol Canameti, duke shfrytëzuar funksionin e tij, me rol në procedurën e shoqërimit të një personi të dyshuar të kapur me lëndë narkotike, e duke qenë referues i veprës penale në prokurori, ka abuzuar duke ushtruar presion, se do ta arrestonte shtetasin Erjon Kuzari, nëse ai nuk do ti jepte shumën prej 2000 eurosh. Pra ai ka kërkuar që kjo shumë ti dorëzohej brenda ditës, duke vendosur dhe orar. Ai është takuar me babain e Erjonit, shtetasin Flatin Kuzari, i cili në kushte të vështira ekonomike, e kishte siguruar këtë shumën duke e marrë hua, tek të njohur të tij, dhe rreth orës 19.00 të datës 10.10.2022, ia ka dhënë këtë shumë oficerit të policisë gjyqësore në afërsi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

NJOFTIMI:

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit S.C akuzuar për figurën e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurve E.K dhe F.K akuzuar për figurën e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal.
  2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvilluar me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Atalanta Zeqiraj, Rudina Palloi dhe Flojera Davishi, bazuar në nenet 112, 379, 384 dhe 406 të K.Pr.Penale, si dhe në nenet 47, 48, 49, 59, 319 dhe 319/ç të Kodit Penal, me vendimin Nr. 72, datë 06.11.2023 vendosi:
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit C lidhur me kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  4. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale ulet 1/3 e masës së dënimit për të pandehurin C duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.
  5. Vuajtja e dënimit nga i pandehuri C do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme, duke filluar nga data e ndalimit 09.04.2023.
  6. Bazuar në nenin 35 të Kodit Penal, të pandehurit C i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.
  7. Deklarimin fajtor të të pandehurit K lidhur me veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
  8. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, për të pandehurin K ulet 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
  9. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim të pandehurit K duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj.
  10. Urdhërohet i pandehuri K që gjatë kohës së provë t’i përgjigjet thirrjeve e kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës si dhe të mos kryejë vepër tjetër penale gjatë kohës së provës.
  11. Bazuar në nenin 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit K me vendimin nr.30, datë 07.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  12. Deklarimin fajtor të të pandehurit K lidhur me veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
  13. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, për të pandehurin K ulet 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
  14. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim të të pandehurit K duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj.
  15. Urdhërohet i pandehuri K që gjatë kohës së provë t’i përgjigjet thirrjeve e kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës si dhe të mos kryejë vepër tjetër penale gjatë kohës së provës.
  16. Bazuar në nenin 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit K me vendimin nr.30, datë 07.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  17. Në aplikim të nenit 190 të K.Pr.Penale, aparatet celular të sekuestruar t’i kthehen të pandehurve S.C, F.K dhe Erjon Kuzari.
  18. Shpenzimet gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
  19. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar./m.j
Next Post
Reagimi i plotë / Qeveria e Kosovës: Pse Kurti nuk do të jetë në samitin informal në Tiranë

'Asociacioni'/ Deputeti i PDK: Rama bën mirë që vjen në Kosovë, të vijë më shpesh! Kurti interesuar për fushatë, jo të zgjidhë problemet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com