Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, në banesën e të cilit u gjet një sasi droge.
Uniformat blu kishin marrë informacion se në banesën e Afrim Agasit ishte fshehur 1.6 kg kanabis sativa.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi këtë sasi lënde narkotike dhe arrestoi në flagrancë 46-vjeçari. Afrim Agasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
a.ç