Një doktor ka ndërruar jetë në shezlong gjatë kohës që ka qenë me pushime me familjen ne plazhin e Radhimës në Vlorë.
Mjeku Kujtim Shabani, 49 vjeç, është gjetur pa shenja jetë i shtrirë në shezlong, ndërsa mendohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Atij i është dhënë ndihma e parë pas mbërritjes së ambulancës por për të ka qenë tepër vonë.
Shabani kishte ardhur nga Korça për të kaluar pushimet, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë rreth mesditës së sotme.
“Sot, rreth orës 12:35, në plazh, Radhimë, është gjetur pa shenja jete në shezlong, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.
/b.h