Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit juglindor.
Sipas burimeve policore, shtetasi i identifikuar si Bardhyl Roko, i moshës 70 vjeç nuk ka pasur shenja dhune.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se viktima vuante nga një sëmundje. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.
/b.h