Eldi Çala është shpallur në kërkim nga policia si bashkëpunëtor në grabitjen në aeroportin e Rinasit. Në servisin e tij dyshohet se u modifikua furgoni i grabitjes me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Eldi Çala është vëllai i Klement Çalës, person në kërkim dhe i dyshuar të ketë qenë krahu i djathtë i Admir Muratajt. Të dy së bashku, ata janë autorë të disa grabitjeve të mëparshme në Greqi dhe në Shqipëri.