• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRI+ FOTO/ Grabitja në Rinas, ja kush është kosovari me nofkën “Daja”

by Java News
26/04/2019 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve për grabitjen e Rinasit. I dyshuari i radhës është Ragip Hajdini, nga Kosova, i cili është prangosur në Kavajë për dyshimet se është njëri nga bashkëpunëtorët e kësaj ngjarjeje të bujshme. Ai u përshkrua nga Alkond Bengasi si “Daja” nga Kosova, i cili takohej shpesh me Klement Çalën dhe Admir Muratajn.

Nderkohet behet i ditur dhe vendimi i zbardhur, në të cilin gjykata shpjegon grabitjen e armatosur të datës 9 prill në Aeroportin e Rinasit. Gjykata thotë se 5 persona të veshur me kamuflazh hynë në aeroport, ndërkohë që bankat nuk e kanë zbardhur ende sesa është vlera monetare e grabitur, pasi nuk kanë raportuar ende pranë Prokurorisë.

Për grabitësin e vrarë, Admir Murataj, në vendim thuhet se i është gjetur një granatë dore e montuar me ndezës, granata tymuese, automatik me fishekë në fole dhe një aparat që shërbente për bllokimin e valëve.

Por, i pari që është identifikuar si i dyshuar është Alkond Bengasi, i cili është tradhtuar nga një gjurmë gishti e zbuluar në mjetin “Chevrolet”. Bengasi tregon se ishte pyetur nga policia për vrasjen e avokatit Ravik Gurra, e më pas Klementi i kishte shkuar në shtëpi. Duke e paralajmëruar të bënte kujdes, se mos policia i vendoste përgjues, Klementi i ka thënë: Do të dëgjosh një tronditje të madhe këto ditë!

“Vetëm pas grabitjes – shprehet Bengasi, – unë kuptova se në këtë ngjarje kishin marrë pjesë Admir Murataj dhe Klement Çala”. I dyshuari shpjegon se menjëherë pas ngjarjes kishte fikur telefonin, pasi kishte frikë.

Prokuroria shpjegon se, gjatë hetimit për njohje personash me fotografi, ai ka identifikuar përmes fotove të dyshuarit e tjerë që ishin gjendur në drekën te “Shkëmbi i Kavajës”. Dy prej tyre, të arrestuar më pas, në përgjimin ambiental në polici diskutojnë me njëri-tjetrin:

Saimir Çela: Çfarë tersi, e dija.
Renaldo Sula: E kanë marrë vesh ata? Qysh t’ia bëjmë?
Saimir Çela: Mos thuaj gjë.

Bengasi tregon se, të kërkuarin Klement Çala e ka kushëri dhe se, pas arratisjes nga Greqia, edhe pse i shumëkërkuar, ai së bashku me Admir Muratajn kishin hapur një restorant te “Liqeni i Thatë”, një zonë në të cilën ishte shpërngulur edhe vet i dyshuari, pak muaj para se të ndodhte sulmi në aeroport./tch

 

/a.meta

Next Post
39-vjeçarja me 38 fëmijë braktiset nga burri, kërkon ndihmë

39-vjeçarja me 38 fëmijë braktiset nga burri, kërkon ndihmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

6 gushti, seancë konstituive/ Analisti: Plani i Kurtit nuk është që të qeverisë, por të ndryshojë Republikën e Kosovës

6 gushti, seancë konstituive/ Analisti: Plani i Kurtit nuk është që të qeverisë, por të ndryshojë Republikën e Kosovës

July 24, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Nga humbja e besimit te Besa

July 24, 2026
Stuhi e fortë në Korçë,  Stuhi e fortë në Korçë, era rrëzon pemët në bulevard! Breshëri dëmton të mbjellat në Devoll

Stuhi e fortë në Korçë, Stuhi e fortë në Korçë, era rrëzon pemët në bulevard! Breshëri dëmton të mbjellat në Devoll

July 24, 2026
Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë ende aktiv, 20 efektivë të FA-së në terren për shuarjen e flakëve

Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë ende aktiv, 20 efektivë të FA-së në terren për shuarjen e flakëve

July 24, 2026
Trajneri i Spanjës kritikon argjentinasit: Sjellje të papranueshme, nuk duhen lejuar…

Trajneri i Spanjës kritikon argjentinasit: Sjellje të papranueshme, nuk duhen lejuar…

July 24, 2026
U kap duke kultivuar kanabis/ Dënohet me 20 muaj burg “kopshtari” shqiptar në Angli

U kap duke kultivuar kanabis/ Dënohet me 20 muaj burg “kopshtari” shqiptar në Angli

July 24, 2026
Netanyahu drejt SHBA-ve me ftesë të Trump, takim mes dy liderëve të martën

Netanyahu drejt SHBA-ve me ftesë të Trump, takim mes dy liderëve të martën

July 24, 2026
Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull në 2024, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar

Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull në 2024, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar

July 24, 2026
Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

July 24, 2026
Fluturimi më i gjatë në botë: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

Fluturimi më i gjatë në botë: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In