• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emri/ Dyshohet për dhunë në familje, Gjykata rrëzon kërkesën prokurorisë për arrestimin e xhudistit

by Java News
19/04/2024 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Themelore në Pejë e ka hedhur poshtë të premten një kërkesë të prokurorëve për ta dërguar në paraburgim atletin Akil Gjakova, i cili dyshohet për dhunë në familje.

Në një njoftim për media, Gjykata e Pejës tha, megjithatë, se ia ka ndaluar xhudistit të mirënjohur t’i afrohet më shumë se 50 metra viktimës, që dyshohet të jetë bashkëshortja e tij, në 30 ditët e ardhshme.

“Të pandehurit…i është ndaluar t’i afrohet vendit ku e dëmtuara banon, si dhe vetë të dëmtuarës, në distancë prej pesëdhjetë (50) metra”, thuhet në njoftim.

Gjykata tha se Gjakova rrezikon paraburgimin, nëse e shkel masën të cilën ia ka caktuar.

Gjakova, 28 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës më 16 prill, para se të vetëdorëzohej më vonë.

Në një reagim më 16 prill, Federata e Xhudos e Kosovës kishte thënë se Gjakova ndodhej jashtë vendit dhe se ai “do të dorëzohej menjëherë” te organet e rendit dhe të drejtësisë sapo të kthehej në Kosovë.

Shpallja e tij në kërkim nga Policia e Kosovës u bë në një kohë kur Kosova u trondit nga rastet e dhunës në familje, pas vrasjes së dy grave brenda pesë ditëve./m.j

Next Post
‘O paskemi mysafire’/ Meta bën fakt përjashtimin, përqafon Elona Gurin e shtrëngon duart me gruan. Kryemadhi: Unë jam e shtëpisë këtu

‘O paskemi mysafire’/ Meta bën fakt përjashtimin, përqafon Elona Gurin e shtrëngon duart me gruan. Kryemadhi: Unë jam e shtëpisë këtu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com