• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRI/ Britani, “mbreti’ shqiptar i grabitësve pranon akuzat, rrezikon shumë vite burg

by Java News
24/04/2019 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I mbiquajturi “mbreti i skifterëve” të Londrës, pas demaskimit rrezikon tashmë të dënohet me disa vite burgim, pasi ka pranuar këtë të mërkurë në gjykatë të ketë vjedhur bizhuteri me vlerë më shumë se 500 mijë paund.

Asdrit Kapaj, 42 vjeç, preferonte të hynte në shtëpitë luksoze të periferisë së “të pasurve” në jugperëndim të Londrës, në një fushatë terrori thuajse 10-vjeçare. I martuar dhe baba i dy fëmijëve, Kapaj hyri në Britaninë e Madhe pas trazirave në Kosovën e periudhës së luftës me Serbinë, e hapi një dyqan peshku në Altringham, Greater Manchester.

Ai ishte kthyer në një hajdut “të rafinuar”, godiste gjithnjë natën, e ngjitej përmes tubacioneve të kullimit apo shkallëve për të shmangur kësisoj rënien e alarmeve. Por, më e rëndësishmja ishte se ai mbyllte dyert pas grabitjeve, duke bërë që shumë prej viktimave të tij të mos kuptonin që kishin rënë prè e vjedhjes.

Asdrit Kapaj, ndonëse “mbretëroi” për 10 vite në këtë zanat, nuk ka pasur kurrë precedentë të mëhershëm penalë. Ai pranoi para gjykatës të ishte autor i 21 vjedhjeve dhe dy tentativave për grabitje, vlera e produkteve të rrëmbyera gjatë të cilave arrin në rreth 542 mijë paund.

“Ai ka qenë këtu që prej moshës 16-vjeçare. Ka pasur leje qëndrimi të pakufizuar, është shtetas kosovar nga Serbia dhe ka ardhur këtu gjatë adoleshencës. Jeton këtu prej viteve ’90, është i martuar dhe me dy fëmijë dhe jeton në zonën Cheshire. Ka prova të mjaftueshme që tregojnë qarkullim të automjetit të tij gjatë kohës që kanë ndodhur grabitjet”, tentoi më kot mbrojtjen, avokati i tij.

Kjo, pasi kamerat e sigurisë “CCTV” e shfaqnin atë me mjetet e posaçme për grabitje dhe me kapuç në kokë. Vendimi për të do të jepet më 21 qershor, e deri atëherë ai do të qëndrojë në paraburgim.

Top Channel ka mësuar se Asdrit Kapaj është me origjinë nga një fshat i Vlorës dhe për të marrë dokumentet ka kërkuar azil si kosovar. Ndërkohë, prokurorja e çështjes ka thënë se vlera e grabitjeve gjatë 10 viteve të aktivitetit të pazbuluar të tij shkon në rreth 10 mln stërlina.

/a.meta

Next Post
Ndikimi rus në PD, Flackenstein për akuzat e Berishës: Mëndja e tij e pakuptueshme!

Vendimi i Holandës për vizat, Fleckenstein: I motivuar politikisht! U mbështet dhe nga politikanë shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri shkrumbon apartamentin pranë stadiumit “Selman Stermasi”, shuhet në kohë dhe ndalohet përhapja e flakëve!

Zjarri shkrumbon apartamentin pranë stadiumit “Selman Stermasi”, shuhet në kohë dhe ndalohet përhapja e flakëve!

August 14, 2026
“Pages of the Coast”, libri dhe poezia takohen buzë detit në Green Coast

“Pages of the Coast”, libri dhe poezia takohen buzë detit në Green Coast

August 14, 2026
Kriza politike në Kosovë, Haxhiu dhe Kurti kërkojnë takim me liderët partiakë për çështjen e Presidentit!

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu dhe Kurti kërkojnë takim me liderët partiakë për çështjen e Presidentit!

August 14, 2026
Jeff Bezos ble 30% të aksioneve të Liverpool, klubi anglez e konfirmon: Marrëveshja me vlerë 1.65 miliardë paund

Jeff Bezos ble 30% të aksioneve të Liverpool, klubi anglez e konfirmon: Marrëveshja me vlerë 1.65 miliardë paund

August 14, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Tërmeti godet edhe Greqinë, panik te banorët! Ja sa ishte forca dhe epiqendra e lëkundjeve

August 14, 2026
Zjarret në Tiranë, ja çfarë lanë pas flakët në Lundër dhe Priskë! Hektarë të shkrumbuar dhe pasoja, pamjet me dron (VIDEO)

Zjarret në Tiranë, ja çfarë lanë pas flakët në Lundër dhe Priskë! Hektarë të shkrumbuar dhe pasoja, pamjet me dron (VIDEO)

August 14, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministri Nufi: Aksion pa ndërprerje nga toka e ajri, 274 forca dhe 5 mjete ajrore! Siguria e qytetarëve, prioritet

Harta e zjarreve, ministri Nufi bën bilancin: Operacione në 4 zona, s’ka rrezik për banesat dhe jetët e qytetarëve!

August 14, 2026
VIDEO/ Rëndohet bilanci nga tërmeti apokaliptik në Kolumbi, mbi 130 të vdekur dhe 570 të plagosur! Shpallet gjendja e katastrofës

Banka Botërore i dërgon Kolumbisë 200 milionë dollarë ndihmë pas tërmetit katastrofik, mbi 265 të vdekur!

August 14, 2026
VIDEO/Katastrofë natyrore në Japoni, të paktën 6 të vdekur nga stuhitë dhe përmbytjet, evakuohen mbi 230 mijë persona!

VIDEO/Katastrofë natyrore në Japoni, të paktën 6 të vdekur nga stuhitë dhe përmbytjet, evakuohen mbi 230 mijë persona!

August 14, 2026
VIDEO/ Thatësira e zgjatur në Romë zbulon urën e Neronit mbi Tiber! Shikoni pamjet

VIDEO/ Thatësira e zgjatur në Romë zbulon urën e Neronit mbi Tiber! Shikoni pamjet

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com