• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emri/ “Arrestuam spiunin pro-shqiptar në Serbi”, BIA serbe: Është i lidhur me Shërbimin Informativ Shqiptar!

by Java News
13/01/2024 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat serbe pretendojnë se anëtarët e Agjencisë vendase për Siguri dhe Informacion, BIA, kanë zbuluar dhe shkatërruar një rrjet spiunazhi në territorin e Serbisë.

Ato citojnë agjencinë e lajmeve Tanjug të pohojë se ka mësuar jozyrtarisht se një person është arrestuar nën dyshimin e bashkëpunimit me Shërbimin Informativ Shtetëror të Shqipërisë.

Një shtetas serb, i cili punon si ekspert IT është arrestuar pasi akuzohet për spiunazh ndaj Shërbimit Informativ të Shqipërisë.

Radio televizioni i Vojvodinës thotë se autori kishte vendosur kontakte me strukturën e sigurisë që funksionon nën autoritetin e institucioneve të Prishtinës, apo Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës”, dhe ishte i angazhuar në mbledhjen e të dhënave të rëndësishme politike, të sigurisë dhe ekonomisë në Serbi, që përbënin interes për shërbimin inteligjent shqiptar.

Mendohet se ky person, sipas të njëjtës media, ka mbledhur informacione për pjesëtarë të caktuar të shërbimeve serbe të sigurisë si dhe për serbet nga Kosova e Metohija, siç thuhet aty, lidhur me urdhrat për angazhimin e tyre gjatë situatave të krizës në veri të Kosovës, gjatë protestave dhe ngritjes se barrikadave. Në disa raste, ai thuhet të ketë filmuar lëvizjet e forcave serbe të sigurisë në zonë e Rashkës.

Qëllimi i personit në fjalë ishte të mblidhte sa më shumë materiale video që të ishte e mundur mbi shënjestrat e përcaktuara, dhe t`i dorëzonte shërbimit sekret të Shqipërisë. Në shkrim pretendon se ai është takuar me përfaqësues të SHISH-it kryesisht në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, e disa herë edhe në Pejë.

Teksa lajmin e kanë bërë të ditur mediat serbe, sipas të cilave, nga hetimet dhe mbledhja e provave materiale ndaj D.R, pjesëtarët e BIA-s gjetën një aparat fotografik dhe një panel diellor që furnizonte kamerën, si dhe një kartë SD.

Ai dyshohet se ka spiunuar në Serbi për Shërbimin Informativ të Shqipërisë (SHISH). Kamera dhe paneli diellor janë gjetur në afërsi të fshatit Karadak, afër Rashkës.

Me kamerën e lartpërmendur, i dyshuari D.R ka filmuar lëvizjet e forcave të sigurisë serbe, kryesisht të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë. Po ashtu thuhet se anëtarë të BIA-s zbuluan dhe shkatërruan një tjetër rrjet spiunazhi në territorin e vendit Serbisë.

Dyshohet se që nga viti 2022, D.R, me një rrjet bashkëpunëtorësh të tij, për Shërbimin Informativ Shtetëror të Shqipërisë, SHISH, ka mbledhur të dhëna për anëtarët individualë të shërbimeve të sigurisë të Serbisë dhe serbët nga Kosova e Metohija.

Sipas mediave serbe, ai në disa raste ka filmuar edhe lëvizjet e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës./m.j

Next Post
Reagim ndaj Kosovës? Vuçiç armatos ushtrinë serbe: Do të shpenzojmë 740 mln euro për pajisje ushtarake këtë vit

Reagim ndaj Kosovës? Vuçiç armatos ushtrinë serbe: Do të shpenzojmë 740 mln euro për pajisje ushtarake këtë vit

Comments 1

  1. Armand Babi says:
    2 years ago

    Para disa muajsh sherbimi sekret Rus informoi Kinezet se ministri i jashtem Kinez ishte agjent Amerikan dhe se ne raketat balestime te Kines ne vend te lendes djegese kishte uje.nje skenar i tille do jete bere dhe ketu Ruset me agjentet e tyre brenda ne Shqiperi i dhane kete informacion Serbeve.Ruset mund te marin informacione per Shqiperine edhe nga Amerikanet

    Reply

Leave a Reply to Armand Babi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In