Shqiptari 29-vjeçar Aldo Alushi është arrestuar, pasi u kap me drogë në aeroportin Stansted, në Londër.
Kjo i bëri që oficerët të dyshonin edhe më shumë, ndërsa pas kontrollit të imtësishëm zbuluan se statuja kishte kokainë. Substanca e gjetur ishte në versionin pluhur të drogës.
29-vjeçari kishte jetuar ilegalisht në Britaninë e Madhe . Ndërkohë autoritetet bëjnë me dije se i riu shqiptar kishte deklaruar se e ka marrë statujën në emrin e një tjetër shqiptari.
Por gjykata e shpalli atë fajtor, ndërsa më 11 mars pritet që të marrë edhe dënimin.