Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 58 vjeçar që rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në pranga ka përfunduar Agron Metaj, i dënuar në Turqi me 7 vjet e 6 muaj burg për veprën penale, të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.
Sipas policisë së Elbasanit i ka mbetur për të vuajtur dhe 5 vjet e 4 muaj burg.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, nga autoritetet Gjyqësore Turke, ka ardhur letër-porosi me qëllim kapjen dhe transferimin e ekzekutimit të dënimit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
a.ç