• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emri/ Apeli lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për Presidentin e Urdhrit të Stomatologut: Punësoi të fejuarat e djemve

by Java News
17/11/2023 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për Nikoll Dedën Presidenti i Urdhrit të Stomatologut. Ndaj tij, rëndojnë akuza për abuzime të shumta financiare, shkarkim të padrejtë të një punonjësi dhe punësimin e të fejuarave të djemve të tij në institucionin që drejtonte.

Kujtojmë se në 4 tetor, Prokuroria e Tiranës njoftoi vendimmarrjen për pezullimin e ushtrimit të detyrës ndaj Presidentit të Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda, i akuzuar për shpërdorim detyre, nepotizëm dhe abuzime financiare. Sipas njoftimit, Prokuroria kishte nisur një hetim ndaj Dedës në janar të këtij viti, pas kallëzimit të një personi me inicialet A.G, që e akuzonte atë për abuzime financiare dhe manipulime me vendimarrjen e Këshillit Kombëtar.

“Nga hetimet rezultoi se me veprimet/mosveprimet e tij, shtetasi N.D. ka krijuar një ‘klimë posedimi privat’ duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonale qoftë për sa i përket administrimit të buxhetit të urdhrit të stomatologut ne nivel qarku, qoftë përsa i përket pajisjes me licencë të stomatologeve për ushtrim individual profesioni.

Për më tepër, punësimi i të fejuarave të djemve të tij në Urdhrin e Stomatologut, apo fëmijëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, janë thjesht tregues i personalizimit të ‘Urdhrit të Stomatologut’ nga shtetasi N.D., duke krijuar një klimë posedimi privat të këtij enti publik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./m.j

Next Post
‘E keni rritur stekën’/  Rama takim me lojtarët dhe stafin e Kombëtares: Ka për të shkuar mirë, këta luajnë futboll

VIDEO/ Kryeministri Edi Rama 'karikon' kombëtaren shqiptare: Forca Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com