Namik Pelivani, administrator i subjektit ndërtues “Pelivani” sh.p.k, i akuzuar për “Mashtrim”, ka rënë sot në prangat e policisë.
Ai është paditur nga disa familjarë të zonës së Unazës së Re në Tiranë, në tokën e të cilëve ka ndërtuar një pallat, por nuk ka respektuar kontratën kishte lidhur me pronarët. Pelivani është arrestuar disa herë për të njëjtën akuzë dhe është lënë i lirë.
Në mars 2015, pjesëtarë të këtyre familjeve kanë kallëzuar administratorin Namik Pelivani për mashtrim, pasi më parë ishin ngjitur, në formë proteste publike, në tarracën e pallatit që po ndërtohej prej tij në truallin ku më parë ishin shtëpitë e tyre.
Vijon…