Një person ka rënë në pranga dhe një tjerë është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.
Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 65-vjeçari Xh.V., pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ky shtetas, në Lushnjë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak.
Njoftim policie
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. V., 65 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ky shtetas, në Lushnjë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 55 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një send të fortë (shkop bejsbolli)./m.j