• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRAT+FOTO/ 3 shqiptarët që u arratisën me çarçaf nga burgu i Romës

by Java News
27/10/2016 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mikel Hasanbelli, 36 vjeç, i dënuar për prostitucion, Ilir Pere, 40 vjeç, i dënuar për tentativë vrasje, dhe Tesi Basho, 36 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje; janë tre shqiptarët që u arratisën në mënyrë spektakolare mbrëmjen e djeshme nga burgu i Romës. Duke përfituar nga kaosi i krijuar dhe paniku që shkaktuan dy tërmetet e fuqishme që goditën mbrëmjen e djeshme qendrën e Italisë, të pasuara nga disa lëkundje më të lehta, ata u hodhën nga dritaret e burgut të Rebibbias në provincën e Lacios, duke i përdorur çarçafët si litarë.

Mediat italiane e cilësuan spektakolare arratisjen e shqiptarëve, të cilët përdorën çarçafë për të dalë prej aty. Mungesa e tre shqiptarëve ishte vërejtur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00-06:30. Mësohet se në departamentin G9 të burgut, ku ishin vendosur shqiptarët, dy të dënuar për vrasje, një për prostitucion, kishte të dënuar kryesisht për krime të ashtuquajtura “parandaluese”, kryesisht persona të akuzuar për dhunë seksuale apo ish-pjesëtarë të forcave të rendit për shkelje të ndryshme, që mbaheshin të ndarë nga njëri-tjetri. Lidhur me këtë fakt kanë nisur hetimet për autoritetet e burgut, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e tyre.

ma.me

Next Post
Anija kufitare greke kërcënon  dy peshkarexhat shqiptare

Anija kufitare greke kërcënon  dy peshkarexhat shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com