• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRAT/ Zgjidhen anëtarët me mandat 3 dhe 5-vjecar në Këshillin e Lartë Gjyqësor

by Java News
20/12/2018 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi sot, mbledhjen e parë, e cila nisi me miratimin e rregullave për zgjedhjen e kryetarit dhe të zëvendëskryetarit. Pas miratimit të rregullave, me votim të hapur dhe në praninë e mediave, me 10 (dhjetë) vota pro, kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor u zgjodh zj. Naureda Llagami.

Kryetarja e KLGJ-së, zj. Llagami theksoi se rikthimi i besimit të publikut tek gjyqësori, është një nga objektivat dhe detyrat primare të Këshillit. Më tej, Kryetarja e KLGJ-së u shpreh se: “Me besimin tuaj, unë sot u zgjodha kryetare e këtij këshilli, por ajo që më gëzon mbi të gjitha nuk është kjo, por konsensusi dhe besimi që ne treguam karshi njëri tjetrit, elementë këto për të cilët unë do të kujdesem që të na shoqërojnë gjatë gjithë veprimtarisë sonë në këtë këshill.

Nga sot, ne nisim së bashku një rrugë me shumë përgjegjësi drejt konsolidimit të një gjyqësori të pavarur, të paanshëm, të pakorruptuar, eficent, transparent, të përgjegjshëm dhe larg ndikimeve të çdo lloji. Ndihem e nderuar që do të punoj me një skuadër profesionistësh, me integritet dhe ekspertizë dinamike, dhe besoj fort se këto cilësi janë premisa thelbësore për të realizuar pritshmëritë që publiku ka ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe veçanërisht, sa i takon rikthimit të besimit të publikut tek gjyqësori, që ndërsa është një nga objektivat dhe detyrat primare të këtij Këshilli, është njëkohësisht dhe sfida jonë e përbashkët”.

Në vijim të mbledhjes, anëtarët e Këshillit, me votim të hapur dhe në praninë e mediave, me 7 (shtatë) vota pro, zëvendëskryetar i KLGJ-së, u zgjodh z. Maksim Qoku. Gjithashtu, anëtarët vendosën të deklarojnë krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, me datë 12.12.2018.

Mbledhja vijoi me hedhjen e shortit për anëtarët që do shërbejnë për një mandat 3-vjeçar dhe 5-vjecar në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Pasi përfundimit të shortit, i cili u bë në praninë edhe të mediave, anëtarët që do qëndrojnë në detyrë për një mandat 3-vjeçar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, janë:

Z. Medi Bici,
Z. Ilir Toska,
Zj, Brunilda Kadi,
Z. Erjon Muharremaj,
Z. Maksim Qoku.

Ndërsa anëtarët që do qëndrojnë në detyrë për një mandat 5-vjeçar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, janë:

Zj. Naureda Llagami,
Z. Alban Toro,
Zj. Brikena Lubonja,
Z. Dritan Hallunaj,
Zj. Marcela Shehu,
Zj. Fatmira Luli.

/a.meta/javanews.al

Next Post
Brukseli, partive politike: Miratoni tani Reformën Zgjedhore!

Brukseli, partive politike: Miratoni tani Reformën Zgjedhore!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

April 7, 2026
Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In