• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emrat/ Zgjedhjet e 14 majit, ikin 6 deputetë për të kandiduar si kryebashkiakë. Rikthimet e…!

by Java News
21/03/2023 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë deputetë do të dorëzojnë mandatin brenda kësaj jave, në mënyrë që të hënën të mund të regjistrohen si kandidatë për kryetarë bashkie pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Partia Socialiste do të sakrifikojë vetëm dy ligjvënës për të provuar fitore lokale në Shkodër dhe në Gramsh.

Rriskun më të madh e ka marrë Benet Beci i cili po ngulmon të fitojë një bashki të cilën socialistët nuk e kanë fituar kurrë. Por largimi i tij risjell në skenë Ilir Beqajn. Ai do të marrë një biletë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për t’u rikthyer në Kuvend, sepse është kandidati i 4-t më i votuar. Ky rezultat e la jashtë parlamentit në vitin 2021, ku Beqaj u bë i vetmi drejtues politik qarku i PS-së që nuk siguroi dot karrigen e tij. informon ABC news.

As tani, nuk është e sigurtë nëse ish-ministri do të rifutet në parlament. Në qarqet politike po diskutohet se një tjetër kandidat e aspiron mandatin, dhe ai është Kabir Fishta. Që djali i biznesmenit të zonës të hyjë në parlament, duhet të mandatin ta refuzojë, jo vetëm Beqaj, por edhe pasuesi Frrok Gjini.

Në qarkun Shkodër do të ketë ndryshime deputetësh edhe nga Partia Demokratike.

Sali Berisha ka konfirmuar kandidimin e Zef Hilës për Vaun e Dejës, duke i siguruar një mandat Ludovik Hasanit, teksa Bardh Spahia do ta refuzojë mundësinë për tu ribërë deputet, në përpjekje për të mbajtur bashkinë.

PD-ja zyrtare mund të kandidojë në Malësi të Madhe deputetin Ramadan Lika, gjë e cila ende nuk është konfirmuar, por nëse ndodh, kjo do të rikthente në Parlament Izmira Ulqinakun.

Në Elbasan, PS do të ketë deputet të ri Shkëlqim Bullarin, i cili zë vendin e Besjan Ajazit që do të garojë për Gramshin.

Vendi i Luciano Bocit që për llogari të Foltores garon në Elbasan, do ta zërë Qani Xhafa.

Nëse lëvizjet për socialistët nuk kanë ndonjë domethënie të madhe, prurjet e reja nga lista e demokratëve lënë vend për monitorim se në cilin kamp do të anëtarësohen ata: në Seli me Berishën, apo tek Alibeaj ku është vula.

LËVIZJA E DEPUTETËVE

PARTIA SOCIALISTE

Benet Beci            Ilir Beqaj

Besjan Ajazi          Shkëlqim Bullari

FOLTORJA

Luçiano Boçi         Qani Xhafa

Belind Këlliçi        Asllan Dogjani

Zef Hila                Ludovik Hasani

PARTIA DEMOKRATIKE

Ramadan Lika       Izmira Ulqinaku/m.j

Next Post
Bruksel/ Peleshi në Forumin e Sigurisë dhe Mbrojtjes “Schuman”:  Bashkëpunimi, e vetmja rrugë për të siguruar paqen

Bruksel/ Peleshi në Forumin e Sigurisë dhe Mbrojtjes “Schuman”: Bashkëpunimi, e vetmja rrugë për të siguruar paqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In